Të hënën protesta e opozitës, Berisha zbulon planin: Do hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë, një herë në javë do të… Asambleja e Partisë Socialiste është mbledhur me anëtaresine e saj te re te dale nga kongresi fundit te kesaj partie.
Asambleja eshte hapur me fjalen e kryetarit socialist Edi Rama, i cili ne fjalen e tij ka nisur propozimet per emrat e anetareve dhe drejtuesit e asamblese se re, nje liste emrash qe do hape mjaft diskutime.
Gramoz Ruçi i propozuar nga kryetari Rama, u zgjodh drejtues i Asamblesë së Partisë Socialiste me 168 vota. Ne listen e propozimeve te Rames, shfaqen shume emra te njohur te Partise Socialiste, qe rikthehen ne forume drejtuese, ndersa jane lene jashte disa prej anetareve te kryesise se vjeter.
“Kjo është një asamble me e gjere se e mëparshmja, është asambleja e betejës së ardhshme zgjedhore. Kam fillimisht dy propozime per te bere sot, lidhur me krijimin e kushteve per te mbuluar plotesisht dhe sa me cilesisht territorin. Te miratojme sot ngritjen e nje Komitetit te Perfaqesimit Territorial. Kete Komitet e kuptoj si nje strukture te Asamblese Kombetare, qe duhet t’i sherbeje partise dhe te ndihmoje kryetarin e saj, jo vetem sot ne opozite, por edhe neser ne qeverisje, si nje strukture e lidhur drejtpersedrejti me territorin dhe me problematikat e realitetet e ndryshme te vendit, pertej kufijve te kryeqytetit dhe pertej mureve te parlamentit”, tha Rama ne fjalen e tij.
Natyrisht qe zgjedhjet e zotit Rama mund te kene bere te pakenaqur sepse jo te gjithe jane perfshire ne propozime. Megjithatë deri tani nuk është shprehur hapur ndonjë zë pakënaqësie për zgjedhjet e Ramës.
Top Channel