Diplomatët e Ambasadës Iraniane në Londër largohen sot nga Britania e Madhe, disa pasi “Foreign Office” i përjashtoi nga vendi.
Vendimi i marrë gjatë javës erdhi pasi ambasada britanike në Teheran u sulmua. Diplomatët britanikë ishin larguar që më parë prej Iranit.
Tensioni midis dy vendeve u nxit nga miratimi i një ligji që ngrinte të gjitha marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve, në Parlamentin Britanik.
Marrëdhëniet midis Iranit dhe Britanisë kanë arritur një pikë të ulët historike, në muajin kur Agjensia Bërthamore e OKB-së deklaroi se ka prova që qeveria e Ahmadinexhadit po krijonte një bombë bërthamore.
Franca dhe Gjermania mbyllën edhe ato misionet e tyre diplomatike në Iran, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikë deklaruan sanksione të reja, pas ngjarjeve të ndodhura gjatë javës.
Top Channel