Akuza mbi FBI, përgjime ilegale mbi sektet fetare

02/12/2011 05:02

Për vite të tëra FBI-ja ka spiunuar ilegalisht disa grupe fetare në Kaliforni, në veçanti ato islamike.

Denoncmin e bëri Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU), një shoqatë për mbrojtjen e lirive civile.

Të dhënat paraprake tregojnë, sipas ACLU mes viteve 2007 dhe 2009, FBI-ja ka mbledhur dhe kataloguar informacione të tilla si adresat e e-mail-it, numrat e telefonit dhe përshkrimet e pjesëmarrësve në takimet që synonin përmirësimin e marrëdhënieve të komunitetit ndërkombëtar, por gjithashtu edhe marrëdhëniet mes myslimanëve dhe vetë FBI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA