Një raport i detajuar i Kongresit Amerikan e cilësonte të enjten grupin islamist nigerian të “Boko Haramit” si një “lindjen e një kërcënimi për interesat e SHBA-së”.
I përqendruar në veri të vendit me 140 milion banorë, atje ku popullsia muslimane është e lokalizuar, militantët janë përgjegjës për disa shpërthime që kanë shkaktuar qindra viktima. Ngjarjet kanë ndodhur në disa pjesë të vendit, përfshi kryeqytetin Abuxha.
Besohet se “Boko Haram” është duke vendosur lidhje të thella me “Al-Kaedën” dhe degëzimet e saj në disa zona të tjera të Afrikës. Sipas raportit, është thelbësore për Uashingtonin që të punojë për të fuqizuar marrëdhëniet me shërbimet e fshehta nigeriane.
”Është e domosdoshme që të bëjmë shumë më tepër për të ndihmuar në zhvillimin e rrjetit të inteligjencës lokale, në të njëjtën kohë që forcojmë bashkëpunimin me autoritetet nigeriane. Vetëm kështu mund të bëjmë diçka së bashku për të kuptuar më mirë rrezikun e këtij kërcënimi të ri dhe mënyrën se si ai mund të parandalohet”, u shpreh kongresmeni.
”Boko Haram” u cilësua në dokument si një grup militant në rritje dhe që ka vendosur linja bashkëpunimi me grupe të tjera të ngjashme rajonale, si dega e Al-Kaedës në magreb, “AQIM”, aktive në Algjeri, Mali e Niger si dhe al-Shabab, grupi terrorist që i ka deklaruar luftë qeverisë së ligjshme të Somalisë.
Top Channel