Greva më e madhe në 33 vjet në Britani ka shkaktuar çregullime shumë të mëdha. Greva e punonjësve të sekorit publik u bë kundër planeve të qeverisë për sistemin e pensionveve, ku kërkohet që njerzit të punojnë dhe kontribuojnë më shumë ndërkohë që mosha e përfititmit të tij është rritur një ditë më parë në 67 vjec.
Qeveria thotë një e treta e sektorit publik morri pjesë në grevë, ndërsa sindikatat thonë 2 milionë. Kjo grevë ndodh në një kohë kur Britania ndodhet në prag të një recesioni të dytë dhe kur krerët e bankave më të mëdha britanike janë njoftuar të përshpejtojnë planet kontigjent për një prishje eventuale të eurozonës.
Britania dëbon diplomatët iranianë
Në një zhvillim tjetër, Londra sot dëboi të gjithë personelin diplomatik të Iranit pas sulmit të mëparshëm ndaj amabsadës britanike në Teheran.
Kryeministri Kameron paralajmëroi për pasoja serioze ndaj Iranit. Marrëdhëniet mes Londrës dhe Teheranit janë në nivelin më të ulët të mundshëm, por nuk shkojnë në prishjen e marrëdhënieve diplomatike.
Nesër Ministri i Jashtëm, Uilliam Hejg do takohet me homologët e tij evropianë në Bruksel dhe pasojat e paralajmëruara do të mund t’i dëgjojmë nesër.
Top Channel