Të hënën protesta e opozitës, Berisha zbulon planin: Do hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë, një herë në javë do të… Aldrin Dalipi, këshilltar socialist në Këshillin Bashkiak ka reaguar
sërish pas deklaratës së Bashkisë se do të bëjnë padi ndaj tij, në
lidhje me denoncimin e bërë një ditë më parë.
Dalipi akuzoi kryabashkiakun Lulzim Basha, se e ka shnderruar Bashkine e Tiranes në bashki të kunatit të tij, pasi sipas Dalipit tenderi për dekorimin e kryeqytetit për festa iu dha pikërisht një kompanie, pronari i së cilës ka lidhje familjarë me kryebashkiakun Basha.
“Paditë e bashkisë së kunatit, nuk i trembin këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Lulzim Basha nuk duhet të ketë frikë nga transparenca dhe nuk duhet të heshtë. Ai duhet të sqarojë për hir të transparencës, cilat kompani i përfitojnë fondet, me cfarë procedurash dhe me cfarë tenderash. Të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me taksat e qytetarëve, ne do i kërkojmë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të përgjigjet për këtë cështje. Basha duhet të dijë se bashkia e ‘Kunatit’ do të përgjigjet një ditë për të gjitha abuzimet që po ndodhin”, tha Dalipi.
Dalipi sqaron se ne mbledhjen e radhes te keshillit bashkiak do te kerkojne qe zoti Basha te pergjigjet per te gjitha akuzat e bera deri me tani, se nje i aferm i tij, po perfiton nga fondet e bashkise.
Top Channel