
Ka qenë Aiman al Zawahri ai që i sinjalizoi CIA-s strehën e Osama bin Laden në Abotabad të Pakistanit.
Kjo, pasi Al Zawahri ka dërguar dy herë në strofullën e Bin Laden një individ, që mbikëqyrej me rreptësi nga operativët e CIA-s.
Lajmin e bën të ditur televizioni arab “Al Arabya”, që ka përgatitur një dokumentar të titulluar “Beteja për lidershipin e Al Kaedës”.
Në pjesë të caktuara të dokumentarit nënvizohet se sa herë që Al Zawahri është ngjitur në shkallët e hierarkisë së organizatës, një nga rivalët e tij është vrarë.
Osama bin Laden ishte kreu i padiskutueshëm i Al Kaedës, derisa u vra më 2 maj të 2011-ës. Shpërblimi i vendosur nga Uashingtoni mbi kokën e tij ishte 25 milionë euro.
Ai u qëllua nga një njësi komandosh elitë të ushtrisë amerikane, në rezidencën e tij në Abotabad, që ndodhej fare pranë një akademie ushtarake të Pakistanit.
Ky fakt bëri që të ftoheshin ndjeshëm marrëdhëniet mes Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat u shprehën të habitura se si asnjë oficer i akadmisë nuk kishte pikasur rezidencën e Bin Laden, që ruhej me roje dhe tela me gjemba.
Muajin e kaluar Al Zawahri shpërndu një video ku i bënte homazhe figurës së Bin Laden, të cilin ndër të tjera e cilësonte si një njeri fisnik, bujar, të mirë, por edhe të ndjeshëm.
Top Channel