Të hënën protesta e opozitës, Berisha zbulon planin: Do hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë, një herë në javë do të… Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar inspektimet në disa gjykata duke konstatuar shkelje të rënda për disa gjyqtarë.
Numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu i ka dërguar një raport ministrit të Drejtësisë për të gjitha shkeljet që vërejti tek gjyqtarët në 6 gjykata të ndryshme të vendit.
Gjyqtaret Dhurata Bilo e Mimoza Margjeka në Durrës, Luan Lusha në Kavaje, Arben Lera në Korcë, Ilir Pashaj në Elbasan dhe Fida Osmani në Tiranë, mësohet të jenë emrat e gjyqtarëve që kanë kryer shkeljet.
Më flagrante është ajo e Fida Osmanit, gjyqtare në Tiranë, e cila ka shpallur një vendim gjyqësor pa qenë prezent jo vetëm në sallë, por duke qenë jashtë kufijve shqiptarë.
Kontrollet i janë dërguar për kompetencë ministrit të Drejtësisë, kjo edhe për faktin se shkarkimin e gjyqtarëve e propozon ekskluzivisht ministri i këtij dikasteri.
Top Channel