Konfirmohet shpërthimi në centralin bërthamor të Isfahanit në Iran. Kështu të paktën pretendon gazeta britanike, “Times”.
Sipas “Times” imazhet të marra nga sateliti tregojnë se ka patur një shpërthim të fuqishëm në centralin bërthamor të Isfahanit. Në këtë central, shkencëtarët iranianë punojnë për pasurimin e uraniumit.
“Times” shkruan gjithashtu se burime nga autoritetet izraelite flasin për një shpërthim që nuk ka qenë aksidental, por një shpërthim i organizuar. Megjithatë, autoritetet izraelite, sipas gazetës britanike, as pohuan dhe as mohuan përfshirjen e tyre në këtë shpërthim.
Shpërthimi në centralin bërthamor të Isfahanit ndodhi ditën e hënë. Ngjarja mbetet ende mister për shkak të informacionit të pakët që rrjedh nga Irani. Mediat ndërkombëtare hamendësuan për një shpërthim të provokuar nga agjentë të CIA-s amerikane apo të Mossad-it izraelit.
Top Channel