Një mësuese argjentinase i ka dorëzuar gabimisht nxënësve të saj një USB ku përveç një detyre biologjie për ta ndodhej edhe një video “e nxehtë” e saj.
Sipas gazetës argjentinase ‘Democracia’, kjo gjë ka shkaktuar indinjimin e prindërve të nxënësve të shkollës së mesme “Manuel Dorrego”, në Buenos Aires.
Kjo video është shpërndarë menjëherë në internet nga studentët.
Mësuesja e biologjisë, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, kishte regjistruar marrëdhënien seksuale me partnerin e saj dhe e kishte ruajtur në një folder që e kishte titulluar “Pushimet”.
Drejtoresha e gjimnazit tha për shtypin se i vinte keq për këtë ngjarje, por nuk pranoi të jepte detaje të tjera.
Sipas gazetës, prindërit janë ankuar sepse kjo nuk është hera e parë që mësuesja nuk tregohet e kujdesshme. Sipas tyre, kohë më parë, ajo është parë në ambjentet e shkollës me partnerin e saj në sjellje shumë intime dhe sërish nuk është dënuar.
Top Channel