Kreu i opozites Edi Rama, paralajmëron se Shqipëria ndodhet përpara një
stuhie financiare. Pas takimit me kreun e grupimit të
majtë në Parlamentin Europian, Martin Schultz, nga Brukseli, Rama akuzoi qeverinë për
fshehje dhe mohim të krizes.

“Ne jemi të bindur, se Shqipëria është përpara një stuhie financiare, për të cilën qeveria jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shmangur, por duke e fshehur krizën e ka bërë stuhinë edhe më të pashmangshme. Jemi ende në kohë për të ulur efektet e saj, por në rast, se kokëfortësisht qeveria do të vazhdojë ta mohojë krizën, stuhia do të jetë shumë më e rëndë dhe fatkeqësisht do ta paguajnë ata që kanë më pak dhe të cilëve qeveria, ju kërkon të paguajnë më shumë taksa se sa ata që kanë më shumë dhe paguajne me pak taksa”, tha Rama.

Ndërsa Schultz u shpreh: “Kriza ekonomike dhe problemet ne vijim edhe per Shqiperine, ishte nje nga pikat e diskutimit. Eshte logjike qe Shqiperia eshte e prekur nga zhvillimet negative ekonomike ne te gjithe Europen dhe transparenca per buxhetin eshte parakusht per demokracine. Jane parate e taksapaguesve ato qe perbejne bazen e buxhetit, ndaj per shpenzimin e parave te popullit nevojitet maksimumi i transparences dhe sinqeritetit. Per t’ju pergjigjur me drejtperdrejt pyetjes suaj, transparenca eshte element kyc i demokracise dhe pergjegjshmerise se organeve te shtetit ndaj Parlamentit, e permes anëtareve te parlamentit, ndaj votuesve, cfare perben shtyllen themeltare te demokracise”.

Zhvillimet e fundit politike ne vend ishin ne fokus te bisedes me eurodeputetet e majte, sikunder dhe me sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste, Luis Ayala.

“Ne diskutuam situaten ne Shqiperi. Diskutuam mbi mardheniet e grupit tone parlamentar me socialistet shqiptare. Patem nje shkembim intensiv mendimesh mbi hapat qe do te nderrmarim per te zhvilluar me tej kete mardhenie. Koleget e grupit tone do te shkojne ne Shqiperi ne javet qe vijne. Mbeta i kenaqur nga takimi me Edin. Kishim kohe pa u takuar, me duket se heren e fundit jemi takuar ne Strasburg, e tani ne Bruksel, e keto jane dy vendet e politikes europiane, meqe Shqiperia po i afrohet Europes”, tha Schultz.

Nga ana e tij Rama u shpreh: “Biseda kishte të bënte me mbështetjen që ne kërkuam nga Parlamenti Europian, nga grupi parlamentar socialist për reformën parlamentare, për procesin e reformave dhe domosdoshmërisht për monitorimin nga afër të Europës dhe Parlamentit Europian të këtij procesi reformash, që duhet të kthehet në një proces të implementuar, në mënyrë të atillë që cfarë ka ndodhur në të shkuarës mos të përsëritet në të ardhmen”.

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala tha: “Mendoj se rruga me e mire per Shqiperine eshte ajo e reformave, ne menyre qe t’u garantohet shqiptareve se jetojne ne nje demokraci te vertete sot dhe se kane mandatin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Ndaj ne jemi te angazhuar dhe e mbeshtesim axhenden e Partise Socialiste, mbeshtesim pozicionin e tyre per negociata efikase qe do te sillnin rezultate. Ne i besojme dhe kemi arsye per te besuar ne Partine Socialiste te Shqiperise. E dime qe ajo dhe Edi Rama jane angazhuar per te cuar perpara kete axhende per ndryshimet dhe reformen zgjedhore, e cila mbetet kyce, themelore per Shqiperine. Ajo qe kemi pare ne te kaluaren, nuk mund te perseritet me. Tani dua te shoh nese te tjeret jane te angazhuar vertete per nje gje te tille. Mendoj se eshte kyce per Shqiperine, per gjithe aktoret e saj politike, per te gjitha institucionet e saj, qe te ecet perpara me kete axhende, sepse sic e thashe, Europa nuk mund t’ia lejoje vetes, Shqiperia nuk mund t’ia lejoje vetes dhe jane shqiptaret ata qe do te vuanin pasojat, nese keta politikane nuk jane ne gjendje per te cuar perpara kete axhende ndryshimesh”.
   
Pergatiti: ARTA TOZAJ

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA