Plani i ri urbanistik i Tiranës

26/11/2011 02:05

Është mbledhur, nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, grupi strategjik për hartimin e planit urbanistik të Tiranës, ku është diskutuar për rrjetin rrugor të kryeqytetit dhe hapësirat e gjelbra.

Sipas këtij plani, Tirana do të ketë tashmë 5 unaza, 3 ekzistuese dhe dy të reja.
 
“Do eksplorohet deri në fund edhe sistemi hirearkik i rrugëve në vecanti i aksit të veriut, por edhe lindje-perëndim. Edhe zgjidhjet e tjera me 1-3 nivele, parkime mbi dhe nën tokësore. Do miratohen në parim vendosja e parqeve të mëdha të Tiranës metropolitane”, tha kyetari i Bashkisë, Lulzim Basha.

“Grupi strategjik ka miratuar kriteret për ndërhyrje gjelbërimi të sipërfaqeve të mesme brenda qytetit si dhe kriteret për ndërtimet e reja”, thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndare nga bashkia e kryeqytetit.

Plani po hartohet në bashkëpunim me komunat që rrethojnë Tiranën, pasi plani i ri rregullues shtrihet përtej kufijve administrative të kryeqytetit.

Megjithëse hartimi i planit parashikon konsultime me qytetarët, mbledhja e këtij grupi u bë me dyer të mbyllura dhe imazhet u shpërndanë nga vetë bashkia.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA