NASA ka lancuar robotin më të sofistikuar të ndërtuar ndonjëherë për të arritur në planetin Mars.
Objekti, që peshon rreth një ton, u fut brenda një kapsule që la Floridën me një raketë të tipit “Atlas 5” në orën 10:02 me orën lokale, ose 15:02 me orën tonë.
I identifikuar me nofkën “Kuriozi”, roboti do të përshkojë tetë muaj e gjysmë distancë derisa të arrijë në destinacionin e tij.
Nëse do të mund të ulet lehtë në gushtin e ardhshëm, objekti do të gërryejë terrenin marsian dhe gurët për ndonjë shenjë të mundshme që të vërtetojë nëse ambjenti aktual apo i kaluar i planetit ka mbështetur jetën mikrobiologjike.
Fluturimi i raketës “Atlas 5” zgjati pothuajse trecerek ore, ndërsa nga momenti kur roboti doli nga kapsula për të marrë rrugën drejt Planetit të Kuuq ai po lëvizte me 10 kilometra për sekond.
Pamje spektakolare të xhiruara nga maja e raketës treguan “Kuriozin” teksa largohej në rrugën e tij. “Objekti ynë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rrugës për në Mars”, ka deklaruar menaxheri i projektit, Peter Theisinger.
Top Channel