Irani arrestoi 12 persona gjatë të premtes, pasi dyshohet se kanë kryer aktivitet spiunazhi në favor të CIA-s, lajmëroi Agjensia Shtetërore “IRNA”.
Parviz Sorouri, një ligjvënës i njohur, deklaroi se agjentët kishin vendosur në qendër të veprimtarisë së tyre programin bërthamor iranian. Ai shtoi se ata ishin duke punuar në bashkëveprim me inteligjencën izraelite, “Mossad” dhe agjensi të tjera rajonale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë reaguar rreth ngjarjes. Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit kanë arritur një kulm tensioni disa-vjeçar, pasi Agjensia Bërthamore e OKB-së hodhi dyshime të forta më parë gjatë muajit për zhvillimin e projekteve nukleare me qëllim ushtarak prej palës iraniane.
”SHBA dhe regjimi sionist i Izraelit po përpiqen të destabilizojnë vendin duke përdorir metodat e tyre më të ulta, nëpërmjet punës “së pisët” të shërbimeve sekrete. Për fat të mirë, ata dështuan në këto hapa si rrjedhojë e masave të shprejta të marrë nga zyrtarët e Ministrisë së Inteligjencës”, deklaroi Sorouri.
Arrestimi i të dyshuarve, emri i të cilëve mbahet i fshehtë, vjen pasi organizata terroriste Hezbollah, në Liban, demaskoi disa agjentë të infiltruar të CIA-s në radhët e saj.
Top Channel