12% e femrave do të preferonin një mashkull më të aftë në mirëmbajtjen e shtëpisë se sa në shtrat ndërsa një në katër e vlerëson këtë aftësi si shumë të rëndësishme, zbuloi një sondazh i kryer në një revistë amerikane.
Nga ana tjetër, 80% e femrave pranuan se do të ishin të zhgënjyera nëse partneri i tyre nuk do të dinte të bënte gjëra thelbësore si rregullimi i krevatit, ngulja e një pikture në mur apo gatimi i diçkaje të thjeshtë.
Rezultate të tilla tregojnë se sa rëndësi ka për një grua që shtëpia e saj të jetë e rregullt dhe gjithmonë në gjendjen e duhur.
Megjithatë, meshkujt e fiksuar pas pastërtisë, rregullit dhe zgjidhjes së problemeve shtëpiake rrezikojnë të behen të bezdishëm. Sipas sondazhit, një në pesë femra do të ndahej nga partneri i saj, nëse ky i fundit do t’i kushtonte më shumë kohë këtyre aktiviteteve se sa vetë raportit në çift.
Top Channel