Gabimi, NATO vret shtatë civilë në Afganistan

24/11/2011 16:00

Shtatë civilë, midis të cilëve edhe gjashtë fëmijë mbetën të vrarë në një sulm ajror të NATO-s në jug të Afganistanit gjatë ditës së enjte, lajmëruan burimet zyrtare.

Lajmin e bëri të ditur një funksionar i lartë lokal. Sipas tij, ngjarja e ndodhur pranë qytetin të Kandaharit synonte të godiste talebanët, që kanë shkaktuar viktima të shumta duke vendosur mina në rrugët kombëtare të kësaj zone. Nuk është e qartë se çfarë e bëri komandën e NATO-s të gabonte dhe të shënjestronte në vend të civilëve, një furgon që transportonte të miturit.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, e dënoi fuqimisht ngjarjen. Ai i kërkoi aleancës që të tregohet më e përgjegjshme në sulmet që ndërmerr.

Viktimat civile, shkaktuar nga sulmet e gabuara të NATO-s janë një çështje veçanërisht e ndjeshme në Afganistan. Si rrjedhojë e rigjallërimit të lëvizjeve militante për shkak të nisjes së tërheqjes së trupave ndërkombëtare, rastet e vdekjes së civilëve në periudhën janar-qershor kaën arritur në 1 462 persona, një rritje prej 15% në krahasim me gjashtëmujorin paraardhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA