Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u prit ne Bruksel nga Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle. Sipas Komisionit Europian, takime të tilla janë pjesë e kontakteve të rregullta me forcat politike shqiptare.

Peter Stano, zëdhënësi i KE-së për Zgjerimin, deklaroi: “Komisioneri Fyle dhe Zoti Rama shkëmbyen mendimet e tyre mbi situatën politike në Shqipëri. Komisioneri Fyle i theksoi partnerit të tij shqiptar se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike në Shqipëri, që do të thotë maxhoranca dhe opozita, sikundër e gjithë shoqëria, duhet të përqafojnë axhendën europiane, e ta kthejnë atë në një axhendë kombëtare, pasi kjo është e rendësishme për antaresimin e vendit tuaj në BE”.

Komisioneri Fyle shprehu shpresen se Ministria e Integrimit Europian, se bashku me Komisionin Parlamentar te Integrimit do te mund te arrijne se shpejti nje marreveshje mbi planin  aksionit per zbatimin e 12 prioriteteve kyçe, plotesimi i te cilave afron vendin me BE

“Komisioneri Fyle theksoi gjithashtu në pritjen e tij se partite politike ne Shqiperi do te bazojne marrëdheniet e tyre ne respekt te rolit te tyre reciprok ne shoqeri si dhe ne respekt te nje dialogu, me qellim zhvillimin e nje jete politike te mire dhe konstruktive ne Shqiperi”, shtoi Stano.

Delegacioni i PS ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në punimet 2 ditore të Konventës Socialiste Europiane.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA