Roli i gjyshërve në shoqëri

23/11/2011 12:05

Ata çmenden për nipërit dhe mbesat, ofrojnë këshilla të vyera dhe ndihmojnë në rritjen e fëmijëve, por duket se gjyshërit kanë një rol edhe më thelbësor: mbijetesën e qenies njerëzore.

Këto përfundime vijnë nga një studim zviceran dhe australian që ka analizuar studime të mëparshme mbi rolin e gjyshërve në shoqëri.

Mbështetja e tyre ndihmon fëmijët të qëndrojnë të shëndetshëm, ndërsa dashuria dhe aftësia për të dëgjuar ndihmon adoleshentët të kalojnë periudhat e vështira siç është divorci i prindërve.

Disa nga këto studime kanë lidhur gjyshet me mbijetesën e njerëzimit. Për shembull, analiza e një studimi nga Finlanda del në përfundimin se ata fëmijë, gjyshja e të cilëve ka qenë e re kur ata kanë lindur jetojnë më shumë se sa fëmijët me gjyshe më të vjetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA