CEZ njofton ndërprerje dritash për tre javë

23/11/2011 08:30

Monopoli privat i shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ Shpërndarje, njoftoi të martën se do të ndërpresë furnizimin me drita për dy-tri orë në ditë për tre javët e ardhshme në disa lagje perëndimore dhe veriore të Tiranës si pasojë e disa punimeve në rrjet, bën të ditur gazeta ‘Shqip’.

“Për shkak të punimeve që po kryhen në nënstacionin Dinamo, për riparimin e një transformatori të djegur, do të ketë ndërprerje të alternuara të energjisë për disa zona të Tiranës,” – njoftoi CEZ.

Sipas kompanisë këto ndërprerje, që do të vazhdojnë deri nga mesi i Dhjetorit, 2011, do të jenë të alternuara dhe do të zgjasin 2-3 orë në ditë.

Zonat që do të preken nga ndërprerjet e alternuara të energjisë janë: një pjesë e Laprakës, një pjesë e Rrugës Jordan Misja, Kodër Kamëz, Paskuqan, Babrru dhe Bregu i Lumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA