Forumi i dytë i investitorëve të Detit të Zi, i cili mblodhi në Tiranë rreth 400 sipërmarrës të vendeve anëtare të Detit të Zi, të Turqisë dhe Shqipërisë, u konkretizua me dhjetra marrëveshje tregtare mes investitorësh.
Në pritjen që dha për të gjithë pjesëmarrësit, si përfaqësuese e Shqipërisë, që mori dje Presidencën e rradhës së PABSEC-ut, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se platforma e partneritetit mes legjislativit dhe biznesit, është një bazë e mirë për të konkretizuar dhe forcuar bashkëpunimin ekonomik.
Zonja Topalli përsëriti ftesën për investitorët e Turqisë dhe ata të vendeve të Detit të Zi, që të zbulojnë potencialet e mëdha të Shqipërisë në shumë fusha, si një shans dhe mundësi të jashtëzakonshme për biznes të suksesshëm.
Ndërkohë, në një takim të vecantë me kryetarin e Kuvendit të Kosoves, Jakup Krasniqi, dy homologët kanë rënë dakord të forcojnë më tej marrëdhëniet mes dy parlamenteve. Në takim u theksua domosdoshmëria e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik.
Top Channel