Kur peshkatari Carlos Rafael, doli në det të hapur në SHBA me peshkarexhën e tij të vogël, asnjëherë nuk e kishte menduar se atë ditë do të kapte një peshk me vlerë 500 mijë dollarë.
Në rrjetat e peshkatarit, atë ditë, ngeci peshku më i madh i kapur ndonjëherë në historinë e njerëzimit, një ton me peshë prej 401 kilogramësh.
Pak kohë më parë, një peshkatar u bë brenda ditës i pasuri pasi kapi një ton 40 kilogram më të vogël se ai. i shumëvlerësuar, toni në fjalë u shit për 396 mijë dollar.
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse do të lejohet që peshkatari të mbajë fitimet. Në bazë të ligjit amerikan të peshkimit, është e ndaluar që toni të peshkohet me rrjetë. Ai mund të kapet vetëm më grep, prandaj një gjykatë mund të vendosë që fitimet nga peshku që duhet të shitet jashtë t’i kalojnë shtetit.
Top Channel