Këshilli Ushtarak në Egjipt pranoi të formohet një qeveri e shpëtimit kombëtar, e cila do të përshpejtojë proceset drejt zgjedhjeve presidenciale, pas protestave të përgjakshme në sheshin “Tahrir” në Kajro.
Përfaqësues politik dhe ushtarak, që morën pjesë në takimin për krizën, thanë se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen ashtu sic ishte parashikuar javën e ardhshme, ndërsa zgjedhjet presidenciale në muajin qershor të vitit të ardhshëm, një nga kërkesat kryesore të protestuesve.
Zgjedhjet parlamentare do të përcaktojnë rrugën drejt demokracisë, pas rrëzimit të Presidentit Hozni Mubarak në shkurt të këtij viti. Shumë Egjiptiane ndjejnë frikë se ushtria synon të mbajë fort pushtetin, cilidoqofte rezultati i zgjedhjeve.
Dhjetëra mijëra njerëz ndodhen në sheshin “Tahrir” në Kajro, pas fjalimit të Mohamed Husein Tantauit, kreut të Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura.
Afati fillestar i Ushtrisë ishte të zgjidhte parlamentin e ri, për të zgjedhur më pas Asamblenë Kushtetuese për të hartuar kushtetutën e re brenda gjashtë muajve.
Do të zhvillohet një referendum për ta miratuar, përpara zgjedhjeve presidenciale, cka do të thotë se ushtria do të mbetet në pushtet deri në fund të 2012 dhe në fillim të 2013.
Top Channel