Në një kohë tensionesh të larta politike, ushtria kineze nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit Londra dhe pjesë të tëra të jugut të Anglisë janë përfshirë për dy ditë
rresht nga një mjegull e dendur, që ka detyruar pezullimin e dhjetëra
fluturimeve në aeroportin e Heathrow-t.
Dhjete avione qe duhet te niseshin edhe nga aeroporti London City u detyruan te qendrojne ne toke per shkak te kushteve te keqija te motit dhe dukshmerise teper te ulet. Autoritetet e Heathroë-t, aeroportit me te ngakuar ne Britani me rreth 1.300 fluturime ne dite dhe te tretin ne bote per nga levizja e njerezve, u kerkuan pasagjereve te kontaktojne me kompanite ajrore perpara se te nisen per udhetim.
132 fluturime, 50 nder te cilat te British Airëays, u anulluan te dielen per shkak te mjegulles. Disa linja ajrore po shikojne mundesine per t’i kaluar pasagjeret ne fluturime te tjera, ndersa nje pjese kane marre masa per akomodimin e tyre neper hotele.
Sherbimi Britanik i Meterologjise paralajmeroi se mjegulla mund te vazhdoje te shkaktoje probleme sidomos gjate oreve te ngarkuara te mengjesit.
Keshilla per kujdes jane leshuar edhe per drejtuesit e automjeteve, te cileve u kerkohet te tregojne edhe me shume vemendje. Nje paralajmerim nga mjegulla e dendur eshte leshuar per disa disa rajone jugore te vendit, ndersa ka raporte se ajo ka prekur edhe pjese te tera te Gjermanise, Hollandes dhe Belgjikes.
Top Channel