Londra, vendi ideal për shopping

21/11/2011 14:45

Londra është vendi ideal për shopping, e ndjekur nga Madridi, Barcelona, Parisi, Roma dhe Berlini.

Ky është përfundimi i një studimi nga shoqëria zvicerane Global Blue dhe The Economist Intelligence.

Studimi ka marrë në konsideratë 5 elementë: tërheqjen që kanë këto qytete për turistët, numrin dhe larminë e dyqaneve, çmimet e mallrave, cilësinë e shërbimeve (hotele dhe transport publik)dhe kulturën e klimën e qyteteve.

Londra ka zënë vendin e parë për shkak të shumëllojshmërisë së dyqaneve dhe shërbimin e hoteleve.

Duket se ekspertët e kanë mbyllur një sy përsa i përket klimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA