
Një banor i New York-ut u arrestua pasi dyshohej se po planifikonte që
të hidhte në erë objektiva të ndryshëm përfshirë makina policie dhe zyra
postare.
Hoze Pimentel, 27 vjeç, u akuzua për krime në lidhje me terrorizmin dhe u paraqit në një gjykatë të Neë York-ut ku u përball me akuzat. Sipas kryebashkiakut të New York-ut, Michael Bloomberg, Pimentel ishte frymëzuar nga organizata terroriste Al Qaeda. Bloomberg dha detaje për publikun gjatë një konference për shtyp bashkë me komisionerin e policisë së New York-ut, Rejmond Keli dhe prokurorin rajonal.
Sipas tyre Pimentel kishte marrë udhëzime se si të ndërtonte një bombë nga një revistë e Al Qaeda-s që dikur publikohej nga kleriku radikal Anuar al-Aulaki, i cili u në Jemen pas një sulmi nga avionët amerikanë pa pilot.
Sipas komisionerit, Pimentel fliste vazhdimisht se donte të vriste ushtarët amerikanë që ktheheshin nga Iraku dhe Afganistani. Sipas zyrtarëve amerikanë, Pimentel nuk bën pjesë në ndonjë komplot të gjerë dhe po përpiqej që të vepronte i vetëm. Ata bënë më dije se Hoze Pimentel ruhej që nga viti 2009.
Top Channel