Autoritetet në Gjermani kanë shprehur shqetësimin e tyre për rikthimin e valës së azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “INA”, sipas të cilës vetëm këtë muaj në Gjermani janë regjistruar rreth 500 kërkesa për azil, kryesisht nga banorë të komunitetit rom.

Sipas burimit, autoritetet gjermane janë shprehur të shqetësuara dhe e kanë vënë theksin tek tendenca në rritje e kërkesave në fjalë.

Vala e azilkërkuesve është ringjallur në muajin korrik, kur u regjistruan 190 kërkesa për azil, shifër kjo e rritur në 1200 në muajin tetor.

Banorët e komunitetit rom në Serbi dhe Maqedoni nuk janë nën presion apo ndjekje politike, por jetojnë në varfëri dhe i janë nënshtruar diskriminimit, motiv me të cilin argumentojnë kërkesën për azil.

Mësohet se qeveria gjermane u ka bërë thirrje autoriteteve të dy vendeve ballkanase që të marrin masa për frenimin e këtyre kërkesave, me qëllim mosrrezikimin e lirisë së lëvizjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA