Prindërit e “Hitlerit”, humbin kujdestarinë e të porsalindurit

20/11/2011 18:40

Heath dhe Deborah Campbell, nga New Jersey, prindërit e tre fëmijëve të frymëzuar nga emra nazistë, humbën kujdestarinë e fëmijës së tyre të katërt, 17 orë pas lindjes, raportoi “Express-Times of Lehigh Valley, Pa”.

Hons Campbell është marrë në kujdestari nga Divizioni i Shërbimit të Rinisë dhe Familjes së New Jersey-t, pasi agjensia u kontaktua nga mjeku i cili asistoi në lindjen e fëmijës.

“Nuk ka një urdhër gjykate të ligjshëm. Ky në thelb është një rrëmbim, por ata përdorin terma të tjerë”, tha Heath Campbell për “Express-Times”.

Familja Campbell u vu në qendër të vëmendjes në dhjetor të vitit 2008, kur një dyqan ëmbëlsirash pranoi të dekorojë një tortë për ditëlindjen e tretë të djalit të tyre, Adolf Hitler Campbell.

Shteti mori kujdestarinë e Adolf, së bashku me motrat e tij JoyceLynn Arian Nation Campbell dhe Honszlynn Himler Jeannie Campbell, në janar të vitit 2009. Të tre fëmijët kanë mbetur në kujdestarinë e shtetit qysh atëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA