Kinë, shpërthim në fabrikë, 14 viktima
20/11/2011 14:05
Një shpërthim në një impiant kimik në lindje të Kinës shkaktoi vdekjen e 14 punëtorëve, raportoi të dielën agjensia “Xinhua”.
Sipas të dhënave fillestare, incidenti ndodhi gjatë procesit të prodhimit të melaninës, kur një shkëndijë shkaktoi shpërthimin.
Aksidentet industriale janë të shpeshta në Kinë, shpesh për shkak të mosrespektimit të normave bazë të sigurisë.
Gjithashtu, në incidentin e ndodhur në qytetin e Xinhait, në krahinën e Shandongut, u plagosën edhe pesë punëtorë të tjerë. Më parë gjatë muajit, shembja e dheut në një minierë shkaktoi vdekjen e pothuajse 30 punëtorëve, në një provincë tjetër kineze.
Top Channel