Francë, Sarkozy ngjitet sërish në sondazhe

20/11/2011 14:30

Popullariteti i presidentit francez Nicolas Sarkozy është në rritje dhe kjo falë mënyrës se si ai u përball me krizën financiare.

Gjithsesi, shumë francezë kanë theksuar se nuk janë të kënaqur me politikën e tij të brendshme.

Ky është rezultati i një sondazhi të publikuar nga ‘Journal du Dimanche’. 34% e francezëve janë dakord me politikat e Sarkozy dhe kjo do të thotë që popullariteti i tij është rritur me 3% pas tre muaj rënieje.

Por, 66% e francezëve nuk janë të kënaqur me politikën e brendshme dhe mënyrën si sillet ndaj disa temave sociale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA