Egjipt, rikthehen protestat e dhunshme

20/11/2011 10:50

Protesta janë rikthyer përsëri në sheshin Tahrir, në qendër të Kajros, të nesërmen e disa përplasjeve të përgjakshme që sollën vdekjen e dy personave.

Demonstruesit u shpërndarë të shtunën me forcë nga policia, që u detyrua të përdorte gaz lotsjellës, plumba goma dhe të qëllonte në ajër me plumba të vërtetë, por janë rikthyer të dielën në sheshin që u bë qendër e rezistencës kundër ish-presidentit Mubarak.

Forcat e rendit kanë rritur masat e sigurisë dhe kordonat rrethues pranë godinave qeveritare. Protestat janë rikthyer në vendin me 84 milion banorë pasi një gjykatë vendosi që të lejonte pjesëmarrjen e partisë së Mubarakut në zgjedhjet e para parlamentare që do të mbahet që prej rënies së regjimit të tij 32-vjeçar.

Ky është shpërthimi më i dhunshëm në vend që prej rrëzimit të Mubarakut në shkurt dhe vendosin në pikëpyetje të thellë stabilitetin e arritur gjatë muajve të fundit. Ndërkohë, sipas mediave ndërkombëtare, Këshilli Ushtarak që luan rolin e një qeverie të përkohshme, mund të detyrohet të shtyjë datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA