Ranaldo Monte Jack është protagonisti i një vjedhjeje që ka përfunduar në mënyrë qesharake.

17-vjeçari ishte futur nëpërmjet oxhakut në një shtëpi në Atlanta (SHBA) për të vjedhur dhe pasi mori 500 dollarë tentoi të dilte sërish nga oxhaku, por aty u bllokua duke mos arritur të kompletojë planin e tij.

Ranaldo kërkoi ndihmë vetëm pasi kaluan 10 orë dhe përpjekjet e tij ishin të kota.

Një fqinjë u afrua dhe e pyeti se çfarë po bënte aty brenda. “Asgjë, jam tërësisht idiot”, ishte përgjigja e të riut.

Zjarrfikësit arritën ta nxirrni nga oxhaku dhe ta zbrisnin nga çatia e shtëpisë me shkallë, pikërisht aty ku e prisnin policët me pranga në duar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA