Ndërtimi i Tunelit të Krrabës

19/11/2011 00:00

6 muaj pas fillimit të punimeve në rrugen e re, që lidh Tiranën me
Elbasanin, ndërtimi i tunelit të Krrabës ka avancuar pa të papritura.

Në përfundimin e punimeve të kilometrit të parë, kryeministri Sali Berisha ka inspektuar punimet në tunel, pika më delikate e projektit, që aktualisht përbën edhe veprën më të madhe infrastrukturore, që po ndërtohet në vend. Per kryeministrin Berisha ecuria e mire punimeve, do te thote qe ne fund te vitit te ardhshem tuneli do te jete funksional.

“Ky tunel, se bashku me tunelin e Kalimashit dhe te Qafe Murrizit do te ndryshojne ne menyre perfundimtare Shqiperine. Pas perfundimit te ketyre veprave shqiptaret do te udhetojne ne rruget e tyre te standardeve me te larta europiane dhe do te arrijne ne kryeqytet ne kohen me te shkurter”, tha Berisha.

Gjate inspektimit te ndertimit te tunelit Tirane-Elbasan, kryeministri Berisha nuk la pa theksuar edhe ate qe e quajti qendrim te papergjegjshem te opozites ndaj kesaj vepre, duke theksuar se opozita u perpoq te pengonte ne parlament miratimin e buxhetit, per ndertimin e korridorit Tirane-Elbasan, ashtu sic beri edhe me statusin kandidat te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

“Ata personalizuan korridorin me Sali Berishen dhe harruan, se ky eshte korridori i te gjthe shqiptareve. Ne respekt, ne vertete qendruam ate dite deri ne 5 te mengjesit, por ne votuam. Vendimin e morem. Ja ku eshte vepra e atij votimi, e atij buxheti”, u shpreh Berisha.
 
Sipas kryeministrit Berisha ndertimi i 9 mije kilometrave rruge ne nje hark kohor pesevjecar, rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe ndertimi i veprave te tjera publike qe permiresojne jeten e shqiptareve, jane deshmi e pamohueshme e zhvillimit te vendit.

“E tera kjo eshte rezultat i mundit dhe djerses qe ju derdhni, por edhe reformave dhe perdorimit me transparence te parave tuaja. Ndaj dhe perkundrejt makinerise se shpifjeve, te trillimit dhe nihilizmit, le te vazhdojme ne ndertimin cdo dite, cdo jave te veprave te Shqiperise europiane. Le t’u pergjigjemi ne shpifjeve trillimeve me vepra, vepra dhe vetem vepra”, theksoi kryeministri.

Top Channel