Përleshje të dhunshme po zhvillohen në Sheshin Tahrir, në Kajro, pasi policia egjipitane tentoi të largonte disa qindra persona që po përpiqeshin të mblidheshin.
Turma, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ka hedhur gurë ndaj agjentëve, të cilët janë përgjigjur me gaz lotësjellës.
Të gjitha rrugët që të cojnë për tek sheshi janë të bllokuara. Të rinjtë kanë shkulur gurët në trotuarin para Universitetit Amerikan dhe kanë goditur me ta ndërtesën.
Egjiptianët kërkojnë tërheqjen e propozimeve për ndryshime kushtuese nga autoritetet ushtarake. Qeveria kërkon të shpallë ushtrinë si “gardianin e ligjitimitetit kushtetues”.
Kritikët thonë se ky term do të thotë që forcat e armatosura do të kenë fjalën e fundit në politikat kryesore edhe pas zgjedhjes së presidentit.
Sipas analistëve, në Egjipt ndihet një farë zhgënjimi se pavarësisht rrëzimit të Hosni Mubarak, jeta për shumicën e njerëzve nuk po përmirësohet.
Shumë egjiptianë besojnë se ushtria kërkon të përfitojë më shumë pushtet. Pasi Mubarak dha dorëheqjen në muajin shkurt, vendi qeveriset nga këshilli ushtarak. Ndërsa zgjedhjet parlamentare pritet të zhvillohen këtë muaj.
Top Channel