Tkurret buxheti i “prioritetit”

18/11/2011 00:00

Edhe pse turizimi është artikuluar dhe vazhdon të atikulohet nga qeveria si prioriteti i prioriteteve, për vitin 2012 buxheti i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit është reduktuar me 650 milionë lekë.

Gjatë raportimit në komisionin e posacëm parlamentar, anëtarët e opozitës vlerësuan se turizmi rezulton të jetë zëri më i cënuar në këtë buxhet.

“Është një rënie shokante për punën e ministrisë, të cilës nuk e di nëse mund t’i mbetet termi i “turizmit”, kur shpenzon vetëm 5 milionë për këtë sektor”, deklaroi anëtarja e PS, Valentina Leskaj.

Ndërsa ministri i Turizmit, Aldo Bumci nënvizoi se shifra 5 milionë është vetëm e investimeve, ndërkohë që fondi për turizmin është shumë më i madh.

“Fondi i investimit është 5 milionë, por jo për turizmin. Fondi është mbi 50 milionë lekë të reja. Ai shkon në tre drejtime, panaire ndërkombëtare, materiale promovuese e aktivitete të tjera sic janë reklamat ndërkombëtare”, saktësoi Bumci.

Edhe sektorë të tjerë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia, por edhe bujqësia do të marrin vitin e ardhshëm më pak fonde nga buxheti i shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA