SHBA, protesta të dhunshme, 300 të arrestuar

18/11/2011 09:05

Policia amerikane arrestoi të paktën 300 persona, ndërsa protestat në kuadrin e “Zaptoni Wall Street” u shndërruan të dhunshme, gjatë pasdites së të enjtes.

Të grumbulluar në Bruklin, demonstruesit marshuan drejt Manhatanit dhe policia vendosi që protesta duhet të shpërndarhej, kur filluan të regjistroheshin incidente pranë zemrës financiare të Nju Jorkut.

Kryebashkiaku Michael Bloomberg konformoi se pesë policisë janë plagosur nga hedhja e sendeve të forta drejt tyre, në atë që ishte përballja më serioze që prej fillimit të fushatës së protestave që kërkojnë më shumë barazimi ekonomiike dhe më pak të drejta për koorporatat e fuqishme financiare.

Lëvizja që ka patur jehonë në shumë vende të botës ka pushtuar rrugët amerikane që prej dy muajsh. Më parë gjatë javës, një vendim gjykate i dha të drejtë policisë që të shpërngulte me forcë tendat e vendosura në “Wall Street”.

Protestat, e konsideruara nga shumë ekspertë si “ringjallje e lëvizjëeve marksiste”, kanë qenë gjerësisht të përkrahura nga studentët dhe ato janë bërë gjithmonë e më të dhunshme. Qytete të tjera të SHBA-së, si Uashington, Dallas, Los Anxhelos, Çikago, Portland, Boston, Majemi, Florida, Detroit dhe Miçigan, janë shndërruar gjithashtu në protagoniste të fushatës “Zaptoni”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA