PS, konkurs për Avokatin e Popullit

18/11/2011 19:40

Ndërsa mazhoranca muaj më parë i kishte kërkuar opozitës të vendoste për propozimin e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit, socialistët kanë vendosur ta përkthejnë këtë tani në një iniciativë të re dhe disi të vecantë.

Duke e argumentuar me transparencën dhe jo politizimin e kësaj cëeshtjeje, PS ka hapur një faqe online ku ftohen të gjithë ata të cilët mendojnë se kanë kapacitete dhe aftësi për të drejtuar zyrën e Avokatit të Popullit të dorëzojnë aplikimet e tyre.

Zgjedhja e kësaj forme aplikimi ka ardhur pas mbledhjes të grupit parlamentar të PS, ku kreu i opozitës Edi Rama propozoi ngritjen e një komisioni ad hoc, të përbërë nga deputetët Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare, Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, për thithjen, shqyrtimin e seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit.

Së bashku me këta pesë antarë, këtij komisioni i janë bashkuar edhe dy anëtarë nga shoqëria civile që janë konstitucionalisti Luan Omari dhe juristi Vangjel Kosta.

Ky komision, tha Rama, do të hartojë e pastaj do të dërgojë një ftesë publike për çdo kandidaturë, do të organizojë dëgjesa me çdo kandidat dhe do të përgatisë brenda 30 ditësh një raport e një propozim konkret për Grupin tonë Parlamentar.

Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, Avokat i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit, i/e shquar për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale, e që të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin apo zgjedhjen e tij.

Pas kësaj, opozita do t’ia paraqesë kandidaturën presidentit dhe do të jetë ai që do të vendosë dekretimin e emrit, ndërsa mazhoranca nëse do ta pranojë apo jo atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA