Michelle “asi nën mëngë†i Obamës
18/11/2011 22:00
Michelle Obama mund të jetë karta fituese e presidentit amerikan, Barak Obama në rrugën drejt rizgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet presidenciale që mbahen në vitin e ardhshëm.
Kështu shkruan New York Times e cila në një artikull të gjatë thotë se Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara ka marrë përsipër vitalizimin e stafit elektoral të bashkëshortit të saj.
“Oratori e spikatur, impenjim në luftën kundër obezitetit dhe cështje të tjera me rëndësi të vecantë e të ndjeshme për shoqërinë amerikane, Michel mund të sigurojë “konsensus” mes amerikanëve dhe Obamës deri në atë pikë sa të shndërrohet në frymëzim për gjithë stafin elektoral”, shkruan NYT.
Top Channel