Këshilli i qarkut të Fierit është me dy kryetarë edhe pse dy partitë e mëdha politike kërkojnë të kenë maxhorancën e anëtarëve.

Për Partinë Socialiste, kryetar i qarkut është Vangjel Ndreka, ashtu sikurse u shpreh një ditë më parë edhe Gjykata e Apelit në Vlorë, e cila rrëzoi vendimin e PD, që me një mbledhje të paligjshme kishte zgjedhur kryetar përfaqësuesin e saj Artur Shehu.

Gjatë mesditës së të premtes, kur këshilltarët e djathtë, pa marrë parasysh vendimin e gjykatës kanë hyrë për të prezantuar kryetarin e zgjedhur prej saj Artur Shehu. Por në zyrën e kryetarit të këshillit ka qenë Ndreko, ndaj mes replikave, por sigurisht jashtë kamerave televizive, prezantimi i kryetarit demokrat është bërë në një zyrë tjetër, vetëm me anëtarët e koalicionit të djathtë.

Policia lejoi të hyjnë në ndërtesë vetëm deputetët e Partisë Socialiste, ndërsa nuk dihen zhvillimet e mëtejshme të kësaj situate, në një kohë që nga Tirana mesazhi i kryetarit socialist ka qenë i qartë. Sipas tij nuk do të ketë asnjë marrëveshje për ligjet me tre të pestat, nëse rrëmbehen Kryetarët e Këshillit të Qarkut të Fierit dhe Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA