
Dhjetëra mijëra egjiptianë protestuan kundër drejtuesve të rinj ushtarakë në vend.
Përfaqësues të gjithë spektrit politik u mblodhën në sheshin “Tahrir”, në Kajro dhe në qytetin e Aleksandrisë pasi këshilli ushtarak propozoi ndryshime kushtetuese.
Egjiptianët kërkojnë tërheqjen e propozimeve për ndryshime kushtuese nga autoritetet ushtarake. Qeveria kërkon të shpallë ushtrinë si “gardianin e ligjitimitetit kushtetues”.
Kritikët thonë se ky term do të thotë që forcat e armatosura do të kenë fjalën e fundit në politikat kryesore edhe pas zgjedhjes së presidentit.
Sipas analistëve në Egjipt ndjehet një farë zhgënjimi se pavarësisht rrëzimit të Mubarakut, jeta për shumicën e njerëzve nuk po përmirësohet.
Shumë egjiptianë besojnë se ushtria kërkon të përfitojë më shumë pushtet. Pasi presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak dha dorëheqjen në muajin shkurt, vendi qeveriset nga këshilli ushtarak.
Zgjedhjet parlamentare pritet të zhvillohen këtë muaj.
Top Channel