Kredia, Bode fluturon në Abu Dhabi

17/11/2011 08:45

Qeveria i hapi rrugë dje marrëveshjes së financimit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, vepër e konsideruar me rëndësi, pas asaj të Durrës-Kukës.

Për këtë arsye ministri i Financave do të udhëtojë këto ditë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të firmosur marrjen e kredisë prej afro 50 milionë dollarë.

Sipas gazetës “Shqip”, Arabët kanë shprehur me kohë interesin për të financuar ndërtimin e rrugës, duke premtuar lëshimin e kredisë prej më shumë se 250 milionë dollarësh.

Nevoja për para e qeverisë, në kushtet kur të ardhurat janë të pamjaftueshme, e detyron atë të kërkojë të tjera kredi, siç është rasti tjetër i marrëveshjes, kësaj here me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Po dje, Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen e huasë me IBRD-në, për financimin e projektit të ndërtimit të bypass-eve të rrugës së Fierit dhe Vlorës, me një kredi rreth 65 milionë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA