
Prani lënde radioaktive nën nivelin e sigurisë është zbuluar tek orizi
në Japoni, për herë të parë që nga shpërthimi i krizës bërthamore në
Fukushima.
Gjurmët vijnë nga një qytet i prefekturës së Fukushimës, që ndodhet rreth 60 kilometra larg centralit atomik.
Qeveria po shqyrton mundësinë e ndalimit të dërgesave të orizit nga zona ku u gjet lënda radioaktive.
Në Japoni janë regjistruar në muajt e fundit një seri problemesh me praninë radioaktive tek ushqimi, kryesisht tek mishi, kërpudhat dhe caji jeshil, por kurrë më parë tek një element kryesor sic është orizi.
Orizi i infektuar po bëhej gati të dërgohej në treg, por autoritetet lokale deklaruan më vonë se ai u ndalua dhe asnjë gram i tij nuk është shitur.
Zbulimi vë në dukje vështirësitë për ndalimin e radiacionit, që është përhapur në lindje të Japonisë nga era dhe shiu.
Qeveritë lokale në zonat rurale kanë ngritur qendra kontrolli në përpjekje për të siguruar që produktet e kontaminuara të mos depërtojnë në zinxhirin e ushqimit.
Javën e kaluar qeveria metropolitane e Tokios nisi testimin e një sërë kampionesh nga objekte të blera në dyqanet e kryeqytetit, në përpjekje për të qetësuar opinionin e shqetësuar publik.
Javën e kaluar gazetarët japonezë, por edhe nga vende të tjera të botës, u lejuan të hynin në impiantin bërthamor të Fukushimës, për herë të parë që nga dëmtimi i shkaktuar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.
Një raport zyrtar i publikuar më herët gjatë muajit vlerësonte se mbyllja përfundimtare e katër reaktorëve të centralit të dëmtuar mund të kërkojë deri në 30 vjet kohë.
Top Channel