Qeveria franceze akuzoi të enjten socialistët në opozitë për krijimin e një aleance, e cila “minon” ekonominë, duke kërkuar mbylljen e shumicës së reaktorëve bërthamore.
Sipas zyrtarëve të partisë së presidentit Sarkozy, plani për të nxjerrë nga funksionimi të paktën gjysmën e impianteve në një kohë të shkurtër do të sillte një rritje drastike të faturave për energjinë, ndërsa do të shkaktonte rritjen e papunësisë.
Kandidati presidencial i socialistëve, Francois Hollande, është deklaruar një armik i programeve bërthamore.
Aktualisht, Franca është vendi më i varur nga kjo formë energjie brenda Bashkimit Europian. Sipas sondazheve, Hollande është favorit për t’u shndërruar president në 2013-n.
Më parë gjatë javës, socialistët mbyllën një marrëveshje me ambientalistët, sipas të cilës, në rast fitoreje, ata i garantojnë këtyre të fundit të paktën 15 vende në parlamentin francez.
Top Channel