“Mirmbrëma miq të tolerancës”. Me këto fjalë presidenti Bamir Topi ka përshëndetur pjesëmarrësit në një aktivitet kushtuar Ditës dërkombëtare të tolerancës.

Pasi ka vlerësuar raportet pozitive që shqiptarët kanë me tolerancën ndër vite, kreu i shtetit ka shprehur shqetësimin për tolerancën e munguar, e kthyer në konfliktualitet jo vetëm në ambientet e politikës.

“Shpesh ndeshemi me raportime shqetësuese që lidhen me të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut. Të tilla janë rastet e dhunës dhe krimit në familje, rastet e dhunës në shkolla, apo ndonjë rast në zyrat e policisë, rastet e korrupsionit zyrtar mohues ndaj të drejtave publike, çdo formë e mungesës së transparencës, rastet e konflikteve për pronësinë mbi tokën, apo të paragjykimeve krahinore dhe sociale”, ka deklaruar Topi.

“Mbi të gjitha, ne nuk mund të mos konstatojmë sot një nivel të lartë të konfliktualitetit politik, mungesë dialogu institucional dhe retorikë denigruese që largon vendimmarrjen nga shqetësimet reale qytetare. Shpesh herë kemi parë sesi individë apo institucione politike, të cilët kanë përgjegjësi dhe detyrimin zyrtar e publik të jenë përfaqësues, tolerantë dhe transparentë, të veprojnë ndryshe, duke cënuar me sjelljet dhe vendimet e tyre jo vetëm interesat individuale të qytetarëve, por edhe të vendit”, ka theksuar ai.

16 nëntori që prej vitit 1996, pas një rezolute të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u vendos të jetë Dita e tolerancës ndërkombëtare, për të cilën një grup organizatash nga shoqëria civile organizuan këtë aktivitet në Akademinë e Arteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA