Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij në Mar-a-Lago: Takim i shkëlqyer, jemi drejt fundit të luftës. Presidenti ukrainas: Kemi dakordësi për 90% të planit me 20 pika
Një gjykatë në Nju Jork vendosi mesditën e së mërkurës që shpërndarja me forcë e protestës së “Occupy” ishte e ligjshme.
Me qindra protestues u detyruan të largoheshin dhe disa prej tyre u arrestuan, kur forcat e rendit vepruan për liruar “Wall Street”-in. Shumë prej tyre u rikthyen për të protestuar të mërkurën, por nuk do të lejohen të ngrenë tenda apo të përdorin gjeneratorë në shesh.
Shpërndarja e demonstatës ngjalli një debat të madh në SHBA, sidomos pasi midis të arrestuarve, ishin edhe disa gazetarë.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Micheal Bloomberg, deklaroi se lëvizja e autoriteteve motivohej nga shqetësimi për sigurinë publike dhe për shkak të kushteve të këqija higjenike në tenda.
Me protestën e “Occupy” u solidarizuan në fillim të nëntorit lëvizje në shumë vende të botës. Demonstruesit luftojnë kundër monopolit të koorporatave të mëdha dhe kërkojnë më shumë punësim e shanse ekonomike.
Top Channel