Pasdite në “TCH”, Mashkulli modern

16/11/2011 18:55

Babai është ai që punon dhe sjell paratë në shtëpi, ndërsa nëna ajo që përkujdeset për fëmijët… Një klishe e shekullit të kaluar.

Në ditët e sotme, nuk është e pazakontë që të jetë nëna ajo që është e dhënë pas karrierës, duke detyruar partnerin e saj që të qëndrojë në shtëpi dhe të përkujdeset për rritjen e fëmijëve.

Ervis Nallbani, një prej balerinëve më të mirë të Teatrit Kombëtar ishte midis atyre që dëshmoi historinë e tij. Babai i një fëmije të porsalindur, Ervisi qëndron shumë më tepër kohë se bashkëshortja e tij me vajzën. “Ishte e vështirë në fillim, por tani është një punë që e bëj me shumë kënaqësi”, shprehet balerini.

Ergys Kola, bashkëshorti i violinistes së njohur Ehsen Zajmi, gjendet në të njëjtat pozita. “Momentet më të bukura janë ato kur ajo buzëqesh apo bën disa prej atyre gjesteve që të bëjnë për vete”, thotë ai për vajzën 6-muajshe. “Batuta? Në fillim po. Madje miqtë më ngacmonin duke më pyetur se kush do ta ushqente me gji fëmijën, por është shumë e bukur të jesh këtu duke e parë teksa rritet nga dita në ditë”, dëshmon “shtëpiaku”.

Në studio, i pranishëm edhe një tjetër nga meshkujt që ka thyer “tabutë” e kohës. Për Brikel Gugën, të shpenzosh orë të rëndësishme nga dita në qëndra estetike, mesazhe, shopping dhe të kujdesesh për trupin tënd është diçka e natyrshme dhe aspak femërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA