Obama në “qytetin e krokodilëve” me policë sigurimi

16/11/2011 19:20

Në vizitën e tij zyrtare në Australi, presidenti amerikan Barak Obama parashikon edhe një ndalesë në qytetin Darvin.

Në këtë qytet është e përqendruar pjesa më e madhe e krokodilëve. Pikërisht nga këtu kanë marrë jetë edhe një pjesë e mirë e xhirimeve të filmit “Crocodil Dundee”.

Duke qenë se zona është tepër e rrezikshme për të gjithë vizitorët, qeveria australiane ka vendosur një policë sigurimi për “vizitorin e vecantë”, presidentin amerikan.

Në policën e sigurimit, që do t’i dorëzohet presidentit Obama parashikohet një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh për kreun e Shtëpisë së Bardhë, në rast se ky i fundit kafshohet nga krokodilët.

Të shpresojmë që qeveria australiane të mos “detyrohet të zbrazë xhepat e saj” për të paguar policën e sigurimit të Obamës…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA