Chandra Wisnu është një 57-vjeçar indonezian që vuan nga një sëmundje e rrallë ë lëkurës. Trupi i tij është i mbushur me flluska që kanë filluar të shfaqen për herë të parë që kur ishte 19 vjeç.
Në moshën 24-vjeçare këto flluska dolën edhe në kurriz, ndërsa në moshën 32-vjeçare trupi i tij ishte krejtësisht i mbuluar.
Babai i katër fëmijëve nuk del nga shtëpia dhe në ato raste të rralla që del mbulohet mirë në mënyrë që të mos frikësojë njerëzit.
Në fazat e para të sëmundjes Chandra ka shkuar tek shumë mjekë, të cilët janë shprehur se kjo është një sëmundje gjenetike që shkaktohet nga një anormalitet që prek sistemin nervor dhe si rrjedhojë shkaktohen tumore në lëkurë dhe kocka.
“Kam marrë shumë kremra dhe medikamente, por asgjë nuk ka bërë efekt. Kam shumë kohë që nuk shkoj tek një mjek sepse ata nuk dinë ç’të bëjnë me mua. Nuk dal në rrugë. Njerëzit nuk më tallin, por sillen çuditshëm me mua dhe mundohen të më shmangin sepse kanë frikë mos i ngjis sëmundjen. Kjo më mërzit shumë”, shprehet Chandra.
Bashkëshortja e Chandras, 33-vjeçarja Nanik Tri Hariani, thotë: “Kur sëmundja filloi të përhapej, Chandra më tha të ikja dhe të mos kthehesha më, por unë nuk doja ta braktisja.”
Chandra ka vendosur të tregojë tashmë fytyrën e tij me shpresën se do të gjendet një kurë sepse edhe dy nga fëmijët e tij janë prekur nga kjo sëmundje e rrallë.
Top Channel