Moskë, vritet shkrimtari dhe aktivisti çeçen

16/11/2011 16:00

Një shkrimtar dhe një aktivist i njohur çeçen, Ruslan Akhtakhanov, u gjet i vrarë të mërkurën në Moskë.

Sipas policisë, të gjitha shenjat të çojnë drejt pistës së një atentati, të kryer nga një vrarës profesionist. 58-vjeçari u qëllua nga një njeri i paidentifikuar ndërsa po dilte nga automjeti i tij, pranë derës së shtëpisë.

Ndonëse nuk mbështeste lëvizjet separatiste në krahinën e trazuar ruse, Akhtakhanov kishte bashkuar zërin me ata që kërkonin më shumë të drejta dhe liri për popullin e tij.

”Një njeri i paidentifikuar qëlloi ndaj Akhtakhanovit dy herë, fillimisht në këmbë për ta gjunjëzuar dhe më pas në kokë, duke përdorur një pistoletë të pajisur me silenciator”, informoi policia. Arma e krimit u gjet më pas e hedhur në vendngjarje, pa shenja gishtërinjsh.

Shkrimtari kishte fituar një çmim të rëndësishëm gazetaresk në vitin 2009, për librin “Jam krenar për Çeçeninë, e cila i dha heronj botës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA