Kina ka kritikuar planin e Shteteve të Bashkuara dhe Australisë për të forcuar bashkëpunimin ushtarak.
Forcimi i bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve u arrit gjatë vizitës zyrtare të presidentit amerikan në Canberra ku u takua me zyrtarë të lartë të vendit.
“Nëse forcimi ushtarak, forcimi i bashkëpunimit ushtarak, forcimi i një aleancë ushtarake është në të mirë të rajonit dhe të komunitetit ushtarak?! Mendoj se ky është një koncept që duhet diskutuar gjatë”, tha nga Pekini zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lui Ueimin.
Kina historikisht ka kërkuar dobësimin e prezencës ushtarake amerikane në Azinë Jug-lindore dhe Australi. Pekini disa herë ka bërë thirrje për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Koreja e Jugut dhe Japonia, madje në këto dy vende, të tillë prezencë e ka quajtur një provokim.
Top Channel