
Iu deshën tre ditë Kryeministrit të ri italian Mario Monti për të hartuar listën e ministrave të kabinetit të tij.
Pas nje takimi te gjate me Presidentin e Republikes Giorgio Napolitano, ai beri te ditur se cilet do te jene anetaret e qeverise se re, e cila ka per detyre te perballoje krizen, qe po i afrohet kercenueshem vendit.Ashtu siç pritej qeveria e krijuar prej tij pas konsultimeve me te gjitha perfaqesuesit e grupeve parlamentare, eshte e perbere vetem nga teknike, pra kete here politikanet kane mbetur jashte.
Arsyen e shpjegoi vete Mario Monti, i cili u shpreh se gjate konsultimeve kuptoi qe mungesa e politikaneve do te lehtesoje qeverine dhe do t’i heqe aesyet per t’u vene ne pozite te veshtire. Ai kishte paralameruar se donte nje qeveri te “blinduar”, e afte te veproje ndjeshem.
Nje prej te rejave qe bie ne sy eshte edhe fakti qe kryeministri mbulon edhe Ministrine e Ekonomise e Financave. Ashtu edhe Corrado Passera, nje prej keshilltareve te Bankes ‘Intesa San Paolo’, do te mbuloje si Ministrine e Rritjes e Zhvillimit, ashtu edhe ate te Infrastrukturave e Transportit. Nje tjeter deshmi e synimit te kesaj qeverie per marrjen e nismave te koordinuara per zhvillimin e vendit.Qeveria, ku ka tre gra, betohet në orën 17:00 në Presidencë dhe të enjten votëbesohet në Senat.
Italia po ofron mundësinë e kuotave
të larta të interesit për huadhënësit, pasi qeveria mund të mos i
paguajë dot borxhet e saj.
Zoti Monti u caktua për formimin e qeverisë të dielën, pasi Parlamenti miratoi një
ditë më parë paketën e masave anti-krizë, që i hapi rrugë dorëheqjes së Berlusconi-t.
“Partitë politike janë të ndërgjegjshme se kemi nevojë për një
periudhë qetësi, në mënyrë që të lëvizim përpara me përgjegjshmëri dhe
kohezion”, tha kryeministri i ri.
Ditën e hënë, presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso u shpreh optimist se kryeministri i ri italian do të arrijë konsensusin politik në vend.
Top Channel